Friedkin e ka seriozisht, Roma do yllin e Barcelona-s

Futboll

Friedkin e ka seriozisht, Roma do yllin e Barcelona-s

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 08:58
Samuel Umtiti

Ka shumë kuriozitet rreth pronarit të ri të Roma-s.

Dan Friedkin ka marrë vendin e Pallotta-s që ka drejtuar klubin për 9 vite. Një ndryshim që përflitej prej kohësh pas prishjes së marrëdhënieve mes presidentit amerikan dhe tifozëve.

Por nuk është vetëm pronësia që ndryshon. Pas humbjes së pësuar kundër Sevilla-s në shtëpinë e Roma-s mund të ketë ndryshime edhe brenda ekipit.

Kursi i ri verdhekuq duket se do të fillojë nga përforcimi i mbrojtjes nërkato. Nga Spanja kanë ardhur zërat e parë në lidhje me atë që do të ishte një goditje e madhe.

Sipas Don Balon, Roma ka vënë në shënjestër Umtiti, por operacioni nuk është aspak i lehtë.

Lojtari konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe për të bindur Bartomeu-n, Roma do të duhet të paraqesë një ofertë që nuk mund të refuzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat