Abbiati: Ai mund të jetë Cristiano Ronaldo i portierëve

Futboll

Abbiati: Ai mund të jetë Cristiano Ronaldo i portierëve

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 09:16
Christian Abbiati

Christian Abbiati, ish-portier i Milan-it, ka folur për Gianluigi Donnarumma-n në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport.

“Donnarumma duhet të bëhet Cristiano Ronaldo i portierëve”, ka thënë Abbiati.

“Një profesionist në 100% që kujdeset për çdo detaj. Për mua është një nga tre më të mirët në botë aktualisht”.

Në lidhje me të ardhmen e Donnarumma-s te Milan-i:

“Besoj se Gigio mu luajë me Milan-in gjatë gjithë karrierës së tij. I vetmi dyshim që kam është që një ditë të mendojë të shkojë diku tjetër për të fituar trofe”.

“E rëndësishme është që të mos largohet me kosto zero. Kjo do të ishte e papranueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat