Prishtina në Gjibraltar ka një barazim e një humbje

Futboll

Prishtina në Gjibraltar ka një barazim e një humbje

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:00
Prishtina në Gjibraltar ka një barazim e një humbje

Lincoln është kundërshtari me koeficientin më të lart nga kundërshtarët e mundshëm që kishin Prishtina.

Skuadra ka fituar 14 tituj nga viti 2003-2016. Nga viti 2014 kur Gjibraltari është pranuar si anëtar i UEFA-s, skuadra ka fituar katër nga pesë titujt e fundit duke mos llogaritur këtë edicion të fundit kur kampionati ishte ndërprerë dhe Gjibraltarin në “Champions” e përfaqëson Europa FC të cilët Prishtina i kishte eliminuar (1:1/5:0) më 2018.

Lincoln, është takuar dy herë me skuadra kosovare dhe në të dy rastet është eliminuar, në fushën e tyre në Gjibraltar nga Drita (1:4 pas vazhdimeve) më 2018 dhe nga Feronikeli në Prishtinë më 2019 (0:1).

Skuadra merr pjesë në Evropë pa ndërprerje nga viti 2014 dhe nga 11 paraqitje i ka dy kalime tutje duke regjistruar 19 ndeshje me 4 fitore, 4 barazime dhe 11 humbje.

Fitore historike kanë regjistruar ndaj Celtic-ut të Skocisë më 2016/17 në “Champions” 1:0 megjithëse ishin mposhtur në Glasgou, 0:3.

Skuadra me renome e futbollit Prishtina në Gjibraltar ka një barazim e një humbje.

Prishtina me dy skuadra të Gjibraltarit ka një kalim tutje dhe një eliminim

Prishtina ka eliminuar Europa-n para dy vitesh, 1:1 në Gjibraltar dhe 5:0 në Mitrovicë.

Prishtina është eliminuar nga St Joseph’s ne edicionin e kaluar, 1:1 në Prishtinë dhe 2:0 në Gjibraltar, thuhet në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat