Feronikeli dhe Drita kishin triumfuar ndaj kundërshtarit të Prishtinës

Futboll

Feronikeli dhe Drita kishin triumfuar ndaj kundërshtarit të Prishtinës

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:14
Feronikeli dhe Drita kishin triumfuar ndaj kundërshtarit të Prishtinës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parakualifikues të Ligës së Evropës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me skuadrën Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Për dallim nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, por me vetëm një takim.

Por ky ekipi nuk është emër i panjohur për skuadrat kosovare. Me parë Feronikeli në raundin preliminar në Ligën e Kampioneve kishte triumfuar minimalisht 1:0 ndaj kësaj skuadre në vitin e kaluar.

Kurse, Drita kishte fituar 4:1 pas vazhdimeve në vitin 2018 po ashtu në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat