Në këtë datë Prishtina dhe Gjilani zhvillojnë ndeshjet e Europa League

Futboll

Në këtë datë Prishtina dhe Gjilani zhvillojnë ndeshjet e Europa League

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:35
Në këtë datë Prishtina dhe Gjilani zhvillojnë ndeshjet e Europa League

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parakualifikues të Europa League.

Nënkampioni i Kosovës, Gjilani do të ketë punë me skuadrën nga SP Tre Penne nga San Marino.

Ndërsa, fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me skuadrën Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Datën të cilën do të zhvillohen të dy takimet, Lincoln Red Imps – Prishtina dhe Tre Penne – Gjilani do të jetë me 20 gusht, shkruan insporit. Për dallim nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, por me vetëm një takim.

Kështu të dy ekipet si Gjilani ashtu edhe Prishtina do të zhvillojnë ndeshjet si mysafir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat