De Ligt nuk pritet të kthehet në fushë deri në nëntor

Futboll

De Ligt nuk pritet të kthehet në fushë deri në nëntor

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:45
De Ligt nuk pritet të kthehet në fushë deri në nëntor

Mbrojtësi i Juventusit, Matijas De Ligt nuk pritet të kthehet në fushë deri në nëntor, pasi konfirmoi se do i nënshtrohet një operacioni në shpatull. Hollandezi dëmtoi shpatullën e djathtë në vitin 2019 dhe i ka shkaktuar problem shpatullës që atëherë.

Operacioni u shty deri në fund të sezonit, dhe me eliminimin nga Championsi të Juventusit, tani De Ligt mund ti nënshtrohet operacionit.

Sipas “Tuttosport” operacioni pritet ta mbajë larg fushave për 2 deri në 3 muaj.

Një tjetër arsye e vonesës së operacionit nga De Ligt ishin edhe mungesat e shumta në prapavijë për Juventusin, me Kelinin dhe Demiral që po vuanin dëmtime të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat