Nagelsmann tregon pse refuzoi Real Madridin

Futboll

Nagelsmann tregon pse refuzoi Real Madridin

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:11
Julian Naglesmann

Julian Naglesmann refuzoi të merrte drejtimin e Real Madrid.

Trajneri i Leipzig, i cili bënte emër të madh gjatë kohës sa drejtonte skuadrën e Hoffenheim, ka refuzuar më parë Real Madridin.

Së fundmi, trajneri gjerman ka treguar edhe arsyen pse ai u detyrua ta merrte një vendim të tillë.

“Ne patëm telefonata, por në fund isha unë ai që duhej të merrja vendimin”, ka thënë Nagelsmann për ‘Marca'.

“Besova se nuk ishte hapi i duhur të kaloja te Real Madrid. Isha një nga kandidatët në listën që nuk ishte shumë e gjatë”, ka shtuar ai.

“U pajtuam se mund të komunikojmë përsëri në të ardhmen”, ishin fjalët e gjermanit.

Nagelsmann ka bërë punë të shkëlqyer edhe me Leipzig, skuadrën që tashmë luan në çerekfinale me Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat