Flet trajneri i Dinamos së Tbilisit pas shortit me Tiranën

Futboll

Flet trajneri i Dinamos së Tbilisit pas shortit me Tiranën

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:04
Flet trajneri i Dinamos së Tbilisit pas shortit me Tiranën

Tirana u shortua me Dinamon e Tbilisit në eliminatorët e Ligës së Kampionëve. Në lidhje me këtë përballje dhe për kundërshtarët ka folur trajneri i skuadrës gjeorgjiane, Khakaber Çketiani. Trajneri i Dinamos së Tbilisit ka folur për “live.ge” ku ka vlerësuar skuadrat shqiptare që ato nuk dorëzohen dhe i gëzohet faktit që luajnë në shtëpi.

“Kemi mësuar së fundmi kundërshtarin tonë dhe me informacionet e mbledhura, bazuar mbi to, mund të themi është një ekip i mirë dhe me përvojë. Ata lanë pas tyre Kukësin në kampionat, një ekip i njohur për ne. Përveç kësaj, ata kanë shtatë të huaj në ekip, përfshirë një anglez, një brazilian dhe një argjentinas.

Tiranës nuk i mungon as tradita, pasi është klubi më i titullar në Shqipëri. Në të shkuarën kam luajtur dhe kam fituar kundër një ekipi shqiptar. Tirana ka stil tjetër loje. Ajo që kam mësuar kundër skuadrave shqiptare, është se nuk duhet të ndalesh edhe pasi ta fitosh ndeshjen e parë. Ata janë të aftë të luajnë edhe në ndeshjen e dytë dhe ta kthejnë gjithë skenarin. Tani është me një ndeshje dhe duhet ta kalojmë atë, pasi përfaqësojmë jo vetëm Dinamon dhe Tbilisin, por gjithë Gjeorgjinë.

Është diçka e keqe që nuk do t’i kemi tifozët në krah, pasi ata janë një motivim shtesë dhe burim emocionesh për futbollistët. Sidoqoftë është mirë që po luajmë në shtëpi dhe nuk do të kemi nevojë të udhëtojmë dhe të përshtatemi me një mjedis të ri”, përfundon Çketiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat