Giampaolo kërkon mbrojtësin e Milanit

Futboll

Giampaolo kërkon mbrojtësin e Milanit

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:31
Giampaolo kërkon mbrojtësin e Milanit

Pasi nënshkroi për dy sezone me skuadrën e Torinos, ish trajneri i Milanit Marco Giampaolo ka kërkuar nga drejtuesit që t’i sjellin në dispozicion mbrojtësin zviceran Ricardo Rodriguez.

Mbrojtësi 28-vjeçar është pjesë e Milanit që prej verës së 20174-ës, por sezonin e fundit u huazua te holandezët e PSV-së, pasi iu mbyllën hapësirat në formacion nga Theo Hernandez.

Mbrojtësi zviceran ka edhe një vit kontratë me Milanin, por kuqezinjtë mund të heqin dorë lehtësisht në këmbim të një shume prej 5 milionë eurosh, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat