Formacioni i më i mirë i ndeshjeve të fundit të Ligës së Kampioneve

Futboll

Formacioni i më i mirë i ndeshjeve të fundit të Ligës së Kampioneve

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:05
Formacioni i më i mirë i ndeshjeve të fundit të Ligës së Kampioneve

Barcelona dhe Mançester Siti dominojnë në formacionin e ndeshjeve të dyta të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Katalanasit dhe anglezët likujduan përkatësisht Napolin dhe Real Madridin. Në formacionin e përzgjedhur nga “Whoscored.com” nuk është përzgjedhur Kristiano Ronaldo. Megjithëse ylli portugez i Juventusit mbajti gjallë deri në fund shpresat për kualifikimin në çerekfinale, eliminimi i ka kushtuar mospërfshirjen në formacionin për ndeshjet e kthimit për kalimin në çerekfinale.

Lionel Mesi dhe Robert Levandovski udhëheqin sulmin. Bie në sy vendosja e mbrojtësit të Real Madridit Eder Militaos dhe Aleks Sandros së Juventusit.

Më poshtë ju paraqesim “Formacionin e ndeshjeve të fundit të Ligës së Kampioneve”:

Ter Shtegen-Lengle-Militao-Aleks Sandro-Semedo-Sterling-Gyndogan-De Brujn-Gabriel Hezus-Levandovski-Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat