Rashica në listën edhe të një klubit tjetër

Futboll

Rashica në listën edhe të një klubit tjetër

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:13
Rashica në listën edhe të një klubit tjetër

Drejtuesit e Milanit janë futur në merkato në kërkim të një sulmuesi anësor të djathtë. Samu Castillejo dhe Alexis Saelemaekers janë në dizpocion të trajnerit Pioli, por ky i fundit e konsideron belgut më shumë si një mesfushor dhe jo sulmues të mirëfilltë.

Deri më tani në listën e klubit kuqezi janë katër alternativa dhe bëhet fjalë për Jesse Lingard, Federico Chiesa, Milot Rashica dhe Gerard Deulofeu.

Chiesa është një lojtar që Pioli e njeh shumë mirë nga koha kur ai drejtonte Fiorentinën. Problemi qëndron tek klubi violë, pasi ato nuk e lëshojnë sulmuesin pa të paktën 70 milionë euro.

Situata e Deulofeut është paksa më ndryshe dhe ai pritet të largohet nga Watford, tashmë që ato ranë një kategori më poshtë. Në ditët në vijim pritet një takim i agjentit të francezit me Paolo Maldinin dhe do të diskutohet mbi rikthimin e tij në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat