Mehmet Dragusha - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Mehmet Dragusha - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:33
Mehmet Dragusha - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Kosova si gjithmonë ka pasur emra të mëdhenj të sportit, sidomos në futboll. 

Në vitet e 90-ta, Kosova u rrethua në të katërt anët nga makineria e rëndë e regjimit kriminal serb, studentët shqiptarë u dëbuan nga Universiteti, punëtorët nga puna, nxënësit nga shkolla, sportistët nga stadiumet dhe palestrat sportive. 

Mehmet Dragusha i takon Gjeneratës së Republikës. Dragusha ka qenë talenti më i madh në vitet e 90-ta. Ka qenë prej mesfushorëve më brilant!  

Ai i ka treguar cilësitë e tija në fusha të improvizuara, herë më baltë, herë në tokë e më pluhur, disa edhe me bari.  Djaloshi nga Prishtina së bashku me mijëra sportistë dhanë kontribut të madh, duke mos u ndalur asnjëherë dhe iu kundërvunë fuqishëm pushtuesit serb.  

Djaloshi që nga balta e Kosovës shpërtheu në ligat gjermane dhe ka luajtur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë! Dragusha padyshim se është krenar për sakrificën që ka bërë në vitet e 90-ta për të mbajtur gjallë futbollin e Kosovës. 

Ai do ta mbaj mend gjithmonë baltën e ëmbël të Kosovës, kur lozte në fusha shumë të vështira dhe të përndjekur vazhdimisht nga milicia e regjimit serb. 

Dragusha asnjëherë nuk u tremb nga presioni dhe kërcënimet e pushtuesit serb, por me krenari ka luajtur në kohën e Gjeneratës së Republikës si mijëra sportistë tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat