Lajm i keq për Pirlon

Futboll

Lajm i keq për Pirlon

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:36
Lajm i keq për Pirlon

Një operacion në shpatull i programuar prej kohësh, por ndërhyrja për Matthijs De Ligt do të kryhet javën e ardhshme. Mbrojtësi holandez i Juventusit si një luftëtar i vërtet nuk u dorëzuar, duke luajtur në fundin e sezonit me shpatullën e dëmtuar, por tashmë që mbaroi do të kryejë nj ndërhyrje.

Ende nuk dihet sa do të jetë koha e rikuperimit, por mediat italiane aludojnë se ai mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo për 3 muaj.

Rikthimi i tij në fushë mund të ndodhë më 20 ose 21 tetor, kur edhe do të rinisë faza e grupeve të Champions League. Nga 19 shtatori, strategu i ri duhet të bazohet vetëm te Bonucci, Demiral dhe Chiellini në qendër të mbrojtjes.

Një muaj jashtë fushave pritet që të jetë edhe Paulo Dybala, i cili rëndoi dëmtimin pasi hyri në fushë kundër Lyon-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat