Ylli i Arsenalit drejt Atletico Madridit për 30 milion euro - Bota Sot
Ylli i Arsenalit drejt Atletico Madridit për 30 milion euro

Futboll

Ylli i Arsenalit drejt Atletico Madridit për 30 milion euro

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:41
Ylli i Arsenalit drejt Atletico Madridit për 30 milion euro

Alexandre Lacazette mund të largohet nga Arsenal.

Sigurimi i rinovimit të kontratës me Pierre Emerick Aubameyang si dhe marrëveshja me Willian mund t’i hapin derën e largimit sulmuesit francez, Alexandre Lacazette.

Raportime të ‘DailyStar’ bëjnë të ditur se Atletico Madrid janë afër transferimit të Lacazette për 30 milionë funte.

‘Gunners’ thuhet se do të pajtohen për transferimin sapo marrëveshja me Aubameyang të zyrtarizohet.

Lacazette ishte bashkuar me Arsenal në vitin 2017, por tashmë kërkon më shumë minuta në dispozicion.

Mikel Arteta nuk e kishte gjithnjë zgjedhje të parë yllin francez, kështu që ky i fundit mund të kalojë në ‘Wanda Metropolitano’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat