Liria e Shengylit, Gaxhollit, Hadrit në vitin 1981, stadiumi përplot shikues kundër ekipit serb!

Futboll

Liria e Shengylit, Gaxhollit, Hadrit në vitin 1981, stadiumi përplot shikues kundër ekipit serb!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2020 Në ora: 19:04
Foto: KF Liria, anëtare e Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë, viti 1982. Në këmbë (nga e majta): S. Hadri, Z. Markoviq, S. Shengyli, D. Deniq, A. Maloku, Z. Millutinoviq. Ulur (nga e majta): K. Shala, Sh. Ajeti, R. Gaxholli, A. Pepiq, I. Duraku.

Kohëra që nuk përsëriten më! Liria e Prizrenit, skuadër me renome të futbollit dhe që ka lënë gjurmë në vitet e 80-ta, sidomos kur u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Marshall Titos në vitin 1989, por u eliminuan nga Velezhi i Mostarit. 

Në Mostar Velezhi kishte fituar me 2:0 dhe në Prizren u ndanë baras  (2:2). 

Liria që në vitin 1988-1989 dhe në vitin 1989-1990 ka qenë anëtare e Ligës së Dytë Unike të ish Jugosllavisë. E kujtojmë një ndeshje të vitit 1981 pikërisht me 13 shtator, ku në stadiumin në Prizren ishin mbi 8 mijë shikues.

Liria si vendas barazoi me rezultat 1:1 me klubin serb Bori. Rexhep Gaxholli, Sokol Hadri, Skënder Shengyli, Shemsedin Ajeti, Ilir Rugova, Naxhi Gashi, Tahir Pirrolli, Behajdin e Bedridin Gjinali, Nevzat Shinik etj. ishin pjesë e Lirisë. 

Naxhi Gashi kishte shënuar gol kundër Borit. Liria kishte përfunduar në vend të 12-të me 27 pikë, duke siguruar mbijetesën në Ligën e Dytë të Lindjes. 

Java e 5-të, me 13 shtator 1981
Shikues: 8000.
Gjyqtar: Radoviq.
Shënues:Naxhi Gashi (49') - Vitanoviq (59').
Liria: Markoviq, Shengyli, Gjinali, Gashi, Hadri, Shinik, Rugova (Duraku), Ajeti, Gaxholli, Noviçeviq dhe Pirolli.
Bori: Brankoviq, Z. Nikoliq, Popoviq, Zhivaleviq, Luçiq, Tomiq, Mitiq (Joka), Ivanov, Markoviq, Zhivkoviq (Banduka) dhe Vitanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat