Befason Chelsea, transferon yllin e Manchester Cityt?

Futboll

Befason Chelsea, transferon yllin e Manchester Cityt?

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 19:07
Befason Chelsea, transferon yllin e Manchester Cityt?

Chelsea thuhet se është shumë afër të transferojë John Stones nga Manchester City në këtë afat.

Pep Guardiola nuk është i bindur më në cilësitë e mbrojtësit anglez, andaj dëshiron ta shesë atë në këtë verë.


Sipas asaj që raporton The Mirror, The Blues kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit për të realizuar transferimin sa më parë.

Në atë që bën të ditur mediumi anglez, skuadra londineze duhet t’i paguajë 25 milionë euro për të transferuar Stonesin.

Lojtari kishte kaluar te City nga Evertoni për 50 milionë euro vite më parë, mirëpo asnjëherë nuk arriti të përshtatej në skemat e Citizens.

Kështu, Guardiola dëshiron ta largojë mbrojtësin nga skuadra e që Frank Lamaprd është i interesuar në shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat