Drita po i vazhdon përgatitjet në Nyon

Futboll

Drita po i vazhdon përgatitjet në Nyon

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 19:33
Drita po i vazhdon përgatitjet në Nyon

Drita i është kthyer sot përgatitjeve, pas fitores 2:1 ndaj Inter Eacaldes, në gjysmëfinalen e parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Gjilanasit të martën luajnë finalen me Linfield të Irlandës së Veriut.

Skuadrës së Ardian Nuhiut i kanë munguar edhe sot dyshja Fidan Gërbeshi e Bujar Shabani.

I pari doli pozitiv, kurse i dyti pati kontakt me të.

Me gjasë ata do të mungojnë edhe ndaj Linfieldit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat