Si e komenton Shkupi barazimin me kuqezinjtë?

Futboll

Si e komenton Shkupi barazimin me kuqezinjtë?

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 22:32
Pamje nga ndeshja

Dueli në Çair filloi me iniciativën e Shkupit dhe që solli gol të hershëm. Në minutën e 6-t të ndeshjes, Darbo Dembo tronditi rrjetën e Shkëndijës, pas një asisti nga e djathta e Ilirid Ademit.

Rastin e parë serioz, Shkëndija pati në minutën e 35 me Alimin që u përpoq, nga një distancë, por portieri i ri i Shkupit, Kristijan Naumovski, ndërhyri në nivelin e duhur.

Kur të gjithë prisnin fundin e pjesës së parë, një tjetër tronditje pasoi për Shkëndijë dhe përsëri golashënues ishte Dembo Darbo. Pas një kundër sulmi, Iseni dërgoi topin te sulmuesi korpulent dhe ai e mposhti Zahovin.

Fillimi i pjesës së dytë, nisi me rastin e hershëm të Darbo, por në momentin e fundit shpëtoi Sadriu. Ljupco Doriev shënoi për të ulë diferencën në 1-2, ndërsa Ahmedi barazoi 2-2, ndërsa kjo ndodhi në interval prej gjashtë minutash 60 dhe 66.

Në minutën e 75-të, Shkëndija pati një mundësi me Nafiun, por Krivanjeva ishte këmbëngulëse dhe me një rrëshqitje e hodhi topin jashtë vijës së golit.

Me barazimin 2-2 u mbyll kjo ndeshje që ishte derbi i javës së parë të Ligës së Parë të Maqedonisë. Shkupi në javën e dytë do të presë Makedonija Gj.P në stadiumin e Çairit, kështu komentohet në faqen e FC Shkupit.

SHKUPI-SHKËNDIJA 2:2 (2:0)

Stadiumi i Çairit

Arbitër: Jovan Kaçevski

Golashënues: Dembo 6′ dhe 45′ (Shkupi) / Doriev 60′ dhe Ahmedi 66′ (Shkëndija).

SHKUPI: Naumovski, Iljazi, Glishiq, Jusufi, Iseni (C), Krivanjeva, Diak, Dembo, Bilalli (Gulu 74′), Ademi (Berisha 67′), Neto.

Trajner: Muharem Bajrami

SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Sadriu (Paviç 71′), Bejtullai (C), Neziri, Totre, Alimi, Ramadani, Ahmedi (Zejnullai 84′), Doriev (Imeri 76′), Ibraimi.

Trajner: Ernest Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat