Prishtina, gati për Evropë

Futboll

Prishtina, gati për Evropë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 22:58
Prishtina, gati për Evropë

Prishtina është gati për  garat e Evropës!

Me të mësuar kundërshtarin në raundin paraeliminator në UEFA Evropa Ligë, klubi i futbollit Prishtina me seancën stërvitore të pasdites, ka mbyllur fazën përgatitore në Istog duke iu shmangur fushës me bari natyral për t’u rikthyer sërish në fushën artificiale për t’u përshtatur me rrethanat e stadiumit në Gjibraltar.

Përndryshe, në një qytet mikpritës si Istogu, skuadra ka kaluar në çdo aspekt jashtëzakonisht mirë, si me tretman, si me punën në fushën “Demush Mavraj” të Istogut.

FC Prishtina falënderon publikisht, si hotel “Trofta” dhe të gjithë qytetarët e Istogut për mikpritjen e ngrohtë ndaj ekspeditës sonë, thuhet nga FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat