Detaje të tjera, dy rastet pozitive te Atletico janë futbollistë

Futboll

Detaje të tjera, dy rastet pozitive te Atletico janë futbollistë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:37
Atletico

Atletico Madrid ka njoftuar se ka pasur dy teste pozitive për COVID-19 në nisjen e tyre drejt Lisbonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Turneu i ‘Final Eight’ në Lisbonë nis më 12 gusht me ndeshjen Atalanta – PSG, ndërsa një ditë më vonë Leipzig përballet me Atleticon.

Klubi spanjoll nuk ka bërë të ditur nëse rastet pozitive janë futbollistë apo anëtarë të stafit, megjithatë e përditshmja AS ka arritur të kuptojë se bëhet fjalë për dy futbollistë.

Los Colchoneros janë të shqetësuar që numri i rasteve mund të rritet në ekipin e tyre.

Dy futbollistët pozitivë tashmë janë të vetizoluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat