Agjenti i Lautaro zhgënjen Barcën: I lumtur te Interi

Futboll

Agjenti i Lautaro zhgënjen Barcën: I lumtur te Interi

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:00
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez duket se është më larg Barcelonës sesa ka qenë që nga thashethemet për të ardhmen e tij.

Sulmuesi i Interit është ndjekur nga Barcelona për disa muaj tani dhe ai vetë dihej se ishte i interesuar për idenë e një lëvizje.

Por tani, agjenti i Lautaro ka befasuar duke deklaruar lumturinë e argjentinasit në veri të Italisë.

“Ka shumë gjëra në media”, tha Carlos Alberto Yaque për La Figura de la Cancha.

“Lautaro ka edhe tre vjet në kontratën e tij dhe ai është shumë i lumtur atje ku është”.

“Ai do luaj në Ligë e Evropës dhe shpresoj se mund të shkojë deri në fund”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat