Portland merr fitore të madhe ndaj Philadelphias i afrohet pozitës që i dërgon në Play Off

Futboll

Portland merr fitore të madhe ndaj Philadelphias i afrohet pozitës që i dërgon në Play Off

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:08
Në një ndeshje jashtëzakonisht interesante, Blazers kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 124:121.

Portland Trail Blazers kanë shënuar një fitore tejet të rëndësishme, fitore që i afron ata me Play Off-in në NBA.

Në një ndeshje jashtëzakonisht interesante, Blazers kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 124:121.

Damien Lillard ka qenê i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke shënuar 51 pikë, pati tre kërcime e dhuroi shtatë asistime.

Përpos Lillard që ishte i pandalshëm, në nivel ishin edhe tre yjet tjera të Blazers.

Carmelo Anthony e mbylli takimin me 20 pikë, CJ McCollum shtoi 16 të tjera teksa qendra Jusuf Nurkic e mbylli ndeshjen me 15 pikë.

Josh Richardson me 34 pikë ishte më efikasi tek 76ers, por që paraqitja e tij e mirë nuk mjaftoi për fitoren e ekipit të tij.

Nga ana tjetër kjo fitore për Blazers do të thotë shumë, pasi momentalisht zënë pozitën e nëntë në Konferencën e Perëndimit me 33 fitore e 39 disfata.

Pozita e tetë në këtë Konferencë mbahet nga Memphis Grizzlies që ka numër të njëjtë fitoreve me Blazers, por ka një takim më pak të humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat