Prishtina ritestohet nesër, shpresë për rikthimin e titullarëve

Futboll

Prishtina ritestohet nesër, shpresë për rikthimin e titullarëve

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:26
Prishtina

Prishtina tashmë ka nisur përgatitjet para ndeshjes me Lincoln Red Imps.

Pas rasteve pozitive me COVID-19 te skuadra kryeqytetase, kryetrajneri Armend Dallku ka thënë se gjendja e tyre është e mirë.

“Futbollistët dhe anëtarët e stafit që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë izoluar dhe gjendja e tyre është shumë e mirë. Presim që të martën të ritestohen, të dalin negativ dhe të na bashkohen”, ka thënë Dallku në “Sports Show”.

“Ne jemi testuar me vetë iniciativë dhe kemi bërë një gjë të mirë. Nuk kemi ndonjë futbollistë tjetër që është ankuar”, tregoi trajneri vushtrrias.

“Do të na paraqes mjaft problemi në Gjibraltar, shpresonim të luanim në shtëpi, por tashmë është hedhur shorti. Do të bëjmë çmos të përgatitemi sa më mirë. Ende s’e dijmë kur do të pajisemi me viza, kjo është kokëdhimbje për ne si staf”.

“Ndaj Lincolnit nuk frikësohemi dhe do të shkojmë me fitore”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat