Lazio e gatshme të rrezikojë për Vedat Muriqin

Futboll

Lazio e gatshme të rrezikojë për Vedat Muriqin

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:55
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është dëshira e madhe e Simone Inzaghit.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Lazio është e gatshme të bëjë ofertë për sulmuesin shqiptar të Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Italianët janë duke shpresuar që të ulin çmimin e vënë nga klubi turk 20 milionë euro, pas krizës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Por, edhe nëse nuk arrijnë t’i bindin, Lazio është e gatshme të plotësojë kërkesën e Fenerbahces, vetëm që të sigurojë shërbimet e Muriqit, për të cilin tashmë ka nisur punë drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli Tare.

Muriqi ka shënuar 17 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat për Fenerbahcen në sezonin 2019/20.

Për Muriqin interesohen edhe klube nga Anglia dhe Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat