Liverpooli arrin marrëveshje me Olympiacosin për mbrojtësin e majtë Tsimikas

Futboll

Liverpooli arrin marrëveshje me Olympiacosin për mbrojtësin e majtë Tsimikas

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 11:51
Konstantinos Tsimikas

Jamal Lewis ka qenë objektivi kryesor i Liverpoolit për krahun e majtë të mbrojtjes, por marrëveshja mes klubeve nuk është arritur dot.

Mbrojtësi i Norwich Cityt ishte i pro transferimit në Anfield, por dy klubet nuk gjetën gjuhë të përbashkët.

Kjo ka bërë që The Reds të arrijë marrëveshje me Olympiacosin për mbrojtësin e majtë grek Konstantinos Tsimikas.

Liverpooli është pajtuar që t’i paguajë 13 milionë euro gjigantit grek Olympiacos për mbrojtësin Tsimikas.

Kampioni i Anglisë tani është duke diskutuar për detajet financiare me mbrojtësin.

Tsimakis ka udhëtuar drejt Anglisë ku pritet të gjejë akordin me Liverpoolin para se të zyrtarizohet nga The Reds.

24-vjeçari ka zhvilluar 40 ndeshje zyrtare këtë edicion me Olympiacosin ku ka bërë shtatë asistime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat