Mesfushori francez shumë pranë nënshkrimit me Milanin

Futboll

Mesfushori francez shumë pranë nënshkrimit me Milanin

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:01
Tiemoue Bakayoko

Paralelisht me rinovimin e Ibrës, drejtuesit e Milanit po punojnë për të rikthyer në Milano edhe mesfushorin francez të Chelseat, Tiemoue Bakayoko.

Ky i fundit ishte pjesë e kuqezinjve në sezonin 2018-2019, i huazuar nga londinezët, dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë, por drejtuesit e Milanit vendosën të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes.

Megjithatë Bakayoko ka pranuar të ulë pagën e tij për t’u transferuar te Milani dhe tani drejtuesit e klubit po negociojnë me Chelsean për shifrën e kartonit, për të bërë të mundur veshjen sërish me fanellën kuqezi të francezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat