Conte: Duam ta fitojmë Europa Leaguen, nëse e meritojmë

Futboll

Conte: Duam ta fitojmë Europa Leaguen, nëse e meritojmë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:24
Antonio Conte

Conte dëshiron ta mbyllë sezonin me trofeun e Europa Leagues.

Antonio Conte e ka trasnferomuar Interin që në sezonin e parë, por nuk ia doli të fitojë një trofe në Itali.

Sido që të jetë, shanset janë që të triumfojë në Europa League dhe Conte beson se ka skuadër për t’i shkuar në fund kësaj gare.

Sido që të jetë, ai fillimisht ka kërkuar nga futbollistët e tij të jenë të kujdesshëm sonte kundër Bayer Leverkusen, sfidë që zhvillohet nga ora 21:00.

“Bayeri është i rrezikshëm, duhet të jemi të kujdesshëm kur ata të tentojnë kundërsulmet. Duhet të jemi pozitivë, punojmë shumë për të arritur objektivin. Duam ta fitojmë trofenë, por duhet të tregojmë se e meritojmë. Kur e gjithë të përfundojë, nuk duhet të kemi pengje”, deklaroi Conte.

Nëse Interi e eliminon Leverkusenin, në gjysmëfinale do të ketë punë me fituesin e ndeshjes Shkahtar VS Basel.

Mundësia është që finalja e Europa League këtë edicion të jetë INTER vs MANCHESTER UNITED.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat