Pogba “një dhuratë ideale” për Pirlon në Juventus – thotë Toni

Futboll

Pogba “një dhuratë ideale” për Pirlon në Juventus – thotë Toni

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 18:10
Pogba

Ish ylli i bardhezinjve ka këshilluar ish klubin e tij që të transferojë mesfushorin e Manchester United këtë verë

Paul Pogba do të ishte një “dhuratë ideale” për Andrea Pirlon pas emërimit të tij si trajner i Juventusit, sipas ish shokut të tij të skuadrës Luca Toni.

Francezi kishte fituar tetë kupa për katër sezone me Juven – tri prej të cilave kishte luajtur bashkë me Pirlon – para se ai të rikthehet në Old Trafford më 2016.

“Duke e njohur Andrean, ai do ta ndërtoj skuadrën e tij nga mesfusha”, tha ai për Tuttosport. “Pogba do të ishte një dhuratë ideale për të. Nuk e di a është kjo e mundshme, por sigurisht që do të ishte opsioni më i mirë”.

“Andrea nuk do të jetë një trajner i cili fokusohet në mbrojtje dhe kundërsulme. Ai pëlqen të dominojë me posedim të topit dhe dëshiron që të ndërtojë një skuadër sulmuese”.

“Nuk e di çfarë sistemi do të përdorë ai dhe nuk mendoj se kjo ka rëndësi. Andrea është inteligjent dhe fleksibil”, ka thënë Toni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat