Romelu Lukaku vendos rekord në Ligën e Evropës/Kupën UEFA

Futboll

Romelu Lukaku vendos rekord në Ligën e Evropës/Kupën UEFA

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 22:23
Romelu Lukaku

Lukaku po vazhdon shkëlqimin me fanellën e Inter.

Romelu Lukaku ka shënuar edhe golin e tij numër 31 këtë edicion me fanellën e skuadrës së Inter.

Sulmuesi belg ka arritur të gjejë golin në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen, për të çuar rezultatin në 2:0.

Me këtë gol, Lukaku ka bërë atë që asnjë sulmues nuk e ka bërë më parë në historinë e Ligës së Evropës/ Kupës UEFA.

Lukaku ka shënuar në ndeshjen e nëntë radhazi në këtë kompeticion.

Kujtojmë se rezultati zhbllokohej nga Nico Barella, kurse Kai Havertz më vonë shënoi për 2:1. Ndeshja po luhet akoma dhe është vetëm pjesa e parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat