Konfirmohet nga Honda: Marquez nuk garon në Austrian GP

Futboll

Konfirmohet nga Honda: Marquez nuk garon në Austrian GP

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 22:55
Marc Marquez

Marc Marquez do të vazhdojë të jetë larg pistave të Moto GP.

Kampioni në fuqi, Marc Marquez, do të mungojë edhe vikendin e radhës në Moto GP.

Lajmin lidhur me mungesën e pilotit spanjoll në Grand Prix të Austrisë e ka konfirmuar vet skuadra e Honda.

Piloti do të zëvendësohet nga Stefan Bradl, por nuk përjashtohet rikthimi i Marc për garën e dytë në ‘Red Bull Ring Race’.

Marquez ka thyer shpatullën pas një përplasje të rrezikshme në Grand Prixin e Spanjës në Jerez, dëmtim ky që kërkoi operimin.

Kujtojmë se në Moto GP aktualisht prinë Fabio Quartararo me 59 pikë, kurse kampioni në fuqi, Marc Marquez nuk ka regjistruar asnjë pikë, si pasojë e lëndimit të pësuar në garën hapëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat