United më shumë vështirësi në gjysmëfinale të Europa Ligë

Futboll

United më shumë vështirësi në gjysmëfinale të Europa Ligë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 00:02
Manchester United

Manchester United nuk ka arritur që t’i shënojë skuadrës së Koebenhavn gjatë 90 minutave lojë të rregullt. Skuadrës angleze  i janë dashur shtesat dy herë nga 15 minuta dhe një penallti shumë e dyshimtë që ta dërgojë në gjysmëfinale të Europa Ligës.

Skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer i janë dashur minutat shtesë për ta eliminuar skuadrën daneze të FC Koebenhavn.

Ndeshja e rregullt përfundoje me rezultat të barabartë 0-0.

Djajtë e kuq e kontrolluan pjesën e parë të ndeshjes, madje edhe shënuan një gol por që pas rishikimit në VAR doli të jetë në pozitë jashtëloje.

Në pjesën e dytë United përsëri ishte në sulm por mungonin idetë për të shënuar gol në portën e danezëve.

Madje danezët kishin një rast të pastër për gol por që nuk arritën të shënojnë me anë të Boileson i cili nuk arriti që të shënonte gol në portën e zbrazët në minutën e 66-të.

Martial pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 83 kur goditi topin por që përsëri mbrojti portieri në formë sonte i Koebenhavn, Johnsson që bëri një pritje të mrekullueshme.

Në pjesën e parë të shtesave Manchester United luajti më mirë dhe kishte disa mundësi shënimi.

Mirëpo, goli i epërsisë erdhi në minutën e 95-të pasi akordimit të një penalltie të lehtë për Manchester United.

Kontakti i lehtë ekzistoi në sulmuesin Martial dhe referi akordoi penallti për anglezët të cilën në gol e shndërroi Bruno Fernandez.

Në pjesën e parë të shtesave FC Koebenhavn kishte edhe disa mundësi për të shënuar por ishte portieri Johnsson që bëri pritje fenomenale.

Pjesën e dytë të shtesave Koebenhavn e nisi më mirë por gradualisht United fillojë ta merr ndeshjen në kontroll.

Koebenhavn ishte më mirë në pjesën e dytë të shtesave dhe po mos të ishte Lindelof ata do të arrinin që ta barazonin rezultatin.

Në fund United arrin të kalojë në gjysmëfinale më shumë vështirësi me rezultat të ngushtë 1-0.

Skuadra Ole Gunnar Solksjaer do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Wolverhampton – Sevilla më 16 gusht.

Ndeshja Wolves-Sevilla zhvillohet nesër mbrëmë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat