Portieri i Copenhagen vendos rekord në Ligën e Evropës

Futboll

Portieri i Copenhagen vendos rekord në Ligën e Evropës

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 00:20
Karl-Johan Johnsson

Portieri i Copenhagen ka qenë sonte në elementin më të mirë të mundshëm.

Karl-Johan Johnsson ka bërë një paraqitje brilante në përballjen kundër gjigantit anglez, Manchester Unietd.

Gardiani i portës së Copenhagen ka regjistruar 13 pritje sonte, përcjell lajmi.net.

Me këto 13 pritje, Johnsoon ka vendosur rekord në Ligën e Evropës për më së shumti pritje në një ndeshje.

Kjo statistikë llogaritet vetëm për kohën kur kompeticioni luhet si ‘Europa League/ Liga e Evropës’.

Johnsson u mposht sonte vetëm nga pika e bardhë, kur nuk ndali dot gjuajtjen e Bruno Fernandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat