​Bundesliga pa spektatorë deri në fund të tetorit

Futboll

​Bundesliga pa spektatorë deri në fund të tetorit

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë dhe shtetet federale ranë dakord të hënën që të zgjasin ndalimin e tifozëve në ndeshjet e futbollit të paktën deri në tetor për shkak të pandemisë koronavirus.

Sezoni i futbollit në Gjermani rifilloi në mes të majit pas një pushimi prej më shumë se dy muajsh dhe ishte e para ligë evropiane që vazhdoi kampionatin me respektim të rreptë të rregullave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Lidhja Gjermane e Futbollit (DFL) ka planifikuar një rikthim të pjesshëm të tifozëve në stadiume kur sezoni i ri fillon në mesin e shtatorit. Për atë mundësi, ajo hartoi një protokoll të detajuar shëndetësor në korrik.

Në fillim të gushtit, 36 klube profesionale të futbollit gjermanë të ligave të para dhe të dyta ranë dakord me këtë model të DFL-së për të lejuar tifozët të kthehen në stenda. Por ky vendim i Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, sipas të cilit të gjitha tubimet e mëdha janë të ndaluara deri më 31 tetor, do të thotë që kjo nuk do të ndodhë.

“Ne duhet të qëndrojmë të kujdesshëm. Në situatën aktuale, spektatorët në stadium do të ishin një sinjal i keq,” tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn. Spahn theksoi numrin në rritje të personave të infektuar ditët e fundit, duke paralajmëruar se marrja e panevojshme e rrezikut vetëm sa do të rrisë atë numër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat