Drejtori sportiv i Dortmundit tregon se a do të largohet Sancho

Futboll

Drejtori sportiv i Dortmundit tregon se a do të largohet Sancho

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 07:51
Sancho

Për transferimin e Sanchos është duke u raportuar që një kohë të gjatë pasi që Manchester United ka shprehur interesim të madh për të.

Mirëpo kohëve të fundit bisedimet në mes United dhe Dortmundit nuk kanë shkuar mirë.

Dhe tani së fundmi drejtori sportiv i skuadrës gjermane ka thënë se Sancho do të qëndrojë te Dortmund.

“Ne planifikojmë ta kemi Jadon Sanchon në ekipin tonë këtë sezon, vendimi është përfundimtar,” tha Michael Zorc.

Sancho siguroi 20 asistime dhe shënoi 20 gola në të gjitha garat për Dortmundin gjatë sezonit 2019-20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat