Tifozët serbë tërbohen, ofendojnë Tiranën në rrjetet sociale

Futboll

Tifozët serbë tërbohen, ofendojnë Tiranën në rrjetet sociale

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:46

Pavarësisht se Tirana nuk do të ketë një ndeshje të lehtë përballë Dinamo Tbilisit, pasi do të luajë në fushën gjeorgjiane, tifozët e Cervena Zvezdës (Ylli i Kuq i Beogradit), kundërshtarit të mundshëm në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve duan të përballen medoemos me 25-herë kampionët e Shqipërisë.

Në rrjetet sociale, disa prej ultrasve “Delije” kalojnë në ekstazë teksa duan të “shkatërrojnë Tiranën”. Dikush tjetër e konsideron Cervena Zvezdës si “diktaror”.

“Le ta shtypim Tiranën!”, “Silljani diktarorit”! shkruajnë disa prej tifozëve serbë.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat