Mes “1001” problemeve në Zvicër

Futboll

Mes “1001” problemeve në Zvicër

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:04
Mes “1001” problemeve në Zvicër

Drita do të luajë sot ndeshjen finale të fazës preliminare për Ligën e Kampionëve ndaj ekipit të Linfield.

Takimi pritet të fillojë prej orës 18:00 në Nyon të Zvicrës.

Fidan Gërbeshi dhe Bujar Shabani janë ende në dyshim për ndeshjen ndaj Linfield.

UEFA dhe autoritetet vendore ende nuk e kanë dhënë dritën e gjelbër për lëvizjen e lirë të tyre, ani pse në testin e djeshëm kanë rezultuar negativë.

Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

“Nesër do të vendoset nga UEFA dhe autoritetet vendore nëse do të luajnë Gërbeshi dhe Shabani apo jo”, deklaroi Zymberi për Olle.

“Jemi në pritje, s’kemi asnjë informatë më shumë. Ne sot kemi zhvilluar stërvitjen e fundit pa Gërbeshin, Shabanin dhe Namanin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat