Me rekord të ri

Futboll

Me rekord të ri

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:22
Me rekord të ri

Portieri i skuadrës së Kopenhagës, Karl-Johan Johnson ka bërë një paraqitje brilante në përballjen kundër gjigantit anglez, Man. Junajted duke vendosur një rekord të ri në Ligën Evropa.

Portieri suedez në portën e Kopenhagës, ndaj “Djajve të Kuq” regjistroi 13 pritje, që është një rekord në Ligën e Evropës, për më së shumti pritje në një ndeshje. Kjo statistikë llogaritet vetëm për kohën kur kompeticioni luhet si Liga e Evropës.

Portieri Johnsson u mposht vetëm nga pika e bardhë, kur nuk ndali dot gjuajtjen e Bruno Fernandes në kohën shtesë të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat