Lojtari shqiptar tërhiqet në moshën 29-vjeçare

Futboll

Lojtari shqiptar tërhiqet në moshën 29-vjeçare

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:40
Lojtari shqiptar tërhiqet në moshën 29-vjeçare

Futbollisti i Lushnjes Okeljan Baze ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare.

Mesfushori i skuadrës myzeqare bëri të ditur vendimin e tij në rrjetet sociale, ku shprehu zhgënjimin që nuk mundi të realizonte siç duhej ëndrrën e tij për të luajtur në Shqipëri.

Përshëndetje të gjithë shokë, miq, sportdashës!

Ju njoftoj se nga sot kam hequr dorë përfundimisht nga futbolli i luajtur. Fatkeqësisht, nuk e arrita ta realizoja ëndrrën dhe pasionin për të luajtur futboll ashtu siç e kisha ëndërruar në Shqipërinë tonë të dashur, por shpresoj që brezat e rinj ta kenë këtë fat. Dua t’i falenderoj të gjithë pa përjashtim tifozët, shokët, trajnerët, punëtorët që kam njohur gjatë kësaj kohe. Kudo që kam luajtur jam munduar të lë miq e shokë duke mos vendosur interesa të tjerë përpara.

Me respekt, Okeljan Baze.

Baze ka luajtur gjatë karrierës me ekipet e Lushnjes, Kamzës, Pogradecit, Butrintit, Tërbunit dhe Egnatias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat