De Ligt “kalon në thikë”

Futboll

De Ligt “kalon në thikë”

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:47
De Ligt “kalon në thikë”

Andrea Pirlo nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Matthijs De Ligt në fillimin e aventurës së tij në stolin e Juventusit. Padyshim që do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin e ri të Juventusit, por në fakt dihet që prej disa kohësh se kjo lloj situate do të krijohej.

Mbrojtësi holandez, në fakt, duhej të merrej me një problem të bezdisshëm të shpatullës së djathtë për pjesën më të madhe të sezonit, i cili për bardhezinjtë sapo ka përfunduar me eleminimin nga Liga e Kampionëve. Ai pësoi dëmtim në shpatull nëntorin e kaluar, gjatë një ndeshjeje të luajtur në Bergamo kundër Atalantës, dhe që atëherë duhej të lunate duke shtrënguar dhëmbët, gjithashtu falë mungesave të gjata fillimisht të Giorgio Chiellini dhe më pas të Demiral.

De Ligt ka luajtur me dhimbje për disa muaj, duke marrë parasysh edhe faktin se në disa raste supi i ka dalë nga vendi përsëri. Tani është koha për ta zgjidhur problemin një herë e përgjithmonë. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, gjatë kësaj jave do t’i nënshtrohet operacionit për ta stabilizuar shpatullën. Pas operacionit do të fillojë një proces të gjatë rehabilitimi, që do të zgjasë rreth tre muaj.

Te Juventusi askush nuk ka ndërmend ta shkurtojë kohën e rikuperimit për ta parë atë përsëri në fushë, më shpejt se duhet. Për këtë arsye, fjala e parë do të jetë “maturi”. Duke marrë parasysh që De Ligt do t’i nënshtrohet një operacioni brenda disa ditësh, kthimi i tij është planifikuar për në mes të nëntorit, që do të thotë se ai do të humbasë dy muajt e parë të ciklit të ri të Pirlos trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat