Vdes trajneri serb që nuk kishte pranuar ta ndihmonte Prishtinën! Ja çfarë i kishte thënë një zyrtarit shqiptar ...

Futboll

Vdes trajneri serb që nuk kishte pranuar ta ndihmonte Prishtinën! Ja çfarë i kishte thënë një zyrtarit shqiptar ...

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:15
Vdes trajneri serb që nuk kishte pranuar ta ndihmonte Prishtinën në vitin 1988! Ja çfarë i kishte thënë një zyrtarit shqiptar ...

Historia e futbollit është shumë interesante, sidomos e klubit të futbollit Prishtina, skuadra më e suksesshme në vendin tonë, e cila ka qenë pesë vite rresht në ligën e parë ish jugosllave (1983-1988). 

Trajneri serb Vladimir Vladica Popoviq sot (85 vjeç) ka ndërruar jetë. Kush ishte Popoviq? Ai në vitin 1978-1979 ka udhëhequr Trepçën nga Mitrovica pasi kishte rënë nga liga e parë ish jugosllave. 

Para 12 qershorit të vitit 1988, njëri nga zyrtarët e KF Prishtina, e thërret Popoviqin, duke kërkuar nga ai që ta ndihmojë Prishtinën, që ta mposhtin Sutjeskën. 

Image

Trepça 1979, Popoviq i pari në këmbë në anën e majtë

Kjo ishte përgjigjja e të ndjerit, atëkohë ka qenë edhe si zyrtar, edhe si ndihmës trajner i Cërvena Zvezdës së Beogradit (po këtë vit ka qenë edhe kryetrajner në Cali të Kolumbisë): “Të kam mik të mirë, por këto janë politikat e klubit të Cërvena Zvezdës dhe nuk përzihem aty”. As që kishte dashur më dëgjuar për punën e Prishtinës! Kjo është një dëshmi, se si u punua natë e ditë për ta larguar Prishtinën nga ajo ligë sepse iu pengote që ishte klub shqiptarë.

Ndeshja Sutjeska – Cërvena Zvezda përfundoi baras 2:2, ndërsa Prishtina duke e parë rezultatin në Nikshiq, më nuk kishin shpëtim, qëllimisht ia lëshuan ndeshjen Çelikut të Zenicës nga 2:0 në 2:3 dhe atë për tre minutat e fundit, duke e marrë me vete Sutjeskën.  

Kjo shkaktojë polemika të ashpra në ish jugosllavi. Prishtina dhe Çeliku ishin dënuar me nga minus 6 pikë në Ligën e Dytë, ndërsa futbollistët e Prishtinës si Shukri Paçarada (portier), Gani Llapashtica, Kujtim Shala u dënuan me nga 6 muaj mos të drejtë loje, sipas federatës ish jugosllave, këta e kishin kurdisur lojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat