Messi është gati për Bayernin

Futboll

Messi është gati për Bayernin

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:57
Messi është gati për Bayernin

Lionel Messi do të jenë në dispozicion të Quique Setienit për ndeshjen e së premtes ndaj Bayern Munichut në çerekfinalen e Ligës së kampionëve.

Ylli argjentinas është stërvitur normalisht me bashkëlojtarët e tij të martën, shkruan "Marca". 

Kapiteni i katalunasve mori një goditje nga qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibalu, që e mbajti për disa minuta të shtrirë në fushë në ndeshjen e së shtunës ndaj napolitanëve.

Edhe pse kishte disa dyshime fillestare nëse ai do të ishte i gatshëm për Bayernin Munichun në momentin kur mori goditjen, pas ndeshjes ishte e qartë që nuk ishte ndonjë dëmtim i madh.

Fakti që Messi ka stërvitur normalisht të martën është prova më e mirë që ai është shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat