Kontrata e Dokës me klubin kroat. Ja sa do të përfitojë

Futboll

Kontrata e Dokës me klubin kroat. Ja sa do të përfitojë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:00
Kontrata e Dokës me klubin kroat. Ja sa do të përfitojë

Katër vite dhe pagë 7500 euro në muaj. Kjo është kontrata që Albi Doka ka firmosur me ekipin kroat Nova Garica.

Ish-futbollisti i Tiranës, i cili u prezantua dje në kampin kroat, konsiderohet një prurje me rëndësi duke parë përvojën e gjatë në kampionatin shqiptar si dhe faktin që ka fituar një kampionat, një Kupë dhe një Superkupë të Shqipërisë.

Mbrojtësi i djathtë u largua si lojtar i lirë nga Tirana, teksa klubi kishte plane të tjera për ta transferuar.

Me skadimin e kontratës, Tirana humbi mundësinë për të siguruar të ardhura nga transferimi i 23-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat