Nëse Drita kalon në rrethin e parë, ja sa qindra mijëra dollarë do t'i fitojë

Futboll

Nëse Drita kalon në rrethin e parë, ja sa qindra mijëra dollarë do t'i fitojë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:08
Nëse Drita kalon në rrethin e parë, ja sa qindra mijëra dollarë do t'i fitojë

Drita do të përfitojë një bonus prej 250 mijë dollarësh nga UEFA, nëse do të fitojë ndeshjen e sotme ndaj Linfield, e cila është finalja e fazës preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Fituesi i këtij dueli që do të kalojë në fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve, do të shpërblehet me 250 mijë dollarë, shkruan Olle.

Ky është një motiv i jashtëzakonshëm për skuadrën e gjilanase, e cila është në kërkim të një suksesi tjetër pas fitores ndaj Inter d’Escaldes në ndeshjen e parë.

Ndeshja do të zhvillohet sot prej orës 18:00, derisa gjilanasit janë ende në pritje të konfirmimit nga UEFA për dy futbollistët, Fidan Gërbeshi dhe Bujar Shabani, të cilët nuk dihet nëse do të luajnë.

Pavarësisht se kanë rezultuar negativë në teste, dyshja ende nuk e ka marrë lejen për të luajtur në këtë sfidë, pas mungesës në ndeshjen e parë.

Përtej të gjitha problemeve, opinioni sportiv vendor mbetet me shpresë që Drita do të mund rivalët irlandezë sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat