Zidane vendos të kthejë në skuadër

Futboll

Zidane vendos të kthejë në skuadër

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:44
Zidane vendos të kthejë në skuadër

Real Madridi e ka vendosur tashmë të ardhmen e Martin Odegaard.

Mesfushori që shkëlqeu me Sociedad sezonin e kaluar do të rikthehet përpara kohe në bazë, pasi Zidane e do në skuadër dhe ka ndërmend t’i jape shanse të riut.

21-vjeçari ishte huazuar për dy sezone te Sociedadi dhe vetë lojtari do të qëndronte me dëshirë, pasi ishte titullar i padiskutueshëm, por drejtuesit madrilenë kanë njoftuar kolegët baskë për prishjen e akordit dyvjeçar, sepse shihet si një lojtar potencial dhe pasuesi i Modriçit te Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat