Kjo i ngjan kampionit të Kosovës në Zvicër! Askush nuk e ka pritur

Futboll

Kjo i ngjan kampionit të Kosovës në Zvicër! Askush nuk e ka pritur

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:46
Kjo i ngjan kampionit të Kosovës në Zvicër! Askush nuk e priste

Takimi final i fazës paraeliminatore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe Linfieldit është anuluar.

Mediat irlandeze kanë konfirmuar se ndeshja është anuluar pasi futbollistët e Dritës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, transmeton Insporti. Sipas “Belfast Live Sport”, UEFA ka konfirmuar lajmin më pak se dy orë para fillimit të ndeshjes.

Ndeshja ishte e paraparë të zhvillohej me fillim nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës, por tashmë është anuluar.

Në deklaratën e UEFA-s thuhej: “Pas një vendimi të marrë nga autoritetet shëndetësore në Zvicër në bashkëpunim me UEFA-n, është marrë vendim që i gjithë ekipi i Dritës të karantinohet pasi një futbollist i dytë ka dalë pozitiv me koronavirus.

“Lojtari, që ka rezultuar pozitiv dje (e hënë 10 gusht) më herët kishte rezultuar negativ në testin e bërë të premten, më 7 gusht”.

“I gjithë ekipi i Dritës kishte rezultuar negativ para se të mbërrinte në Zvicër”, thuhet në njoftimin e UEFA-s!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat