Anulohet ndeshja Linfield-Drita

Futboll

Anulohet ndeshja Linfield-Drita

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2020 Në ora: 17:05
Anulohet ndeshja Linfield-Drita

Lajm i keq, sipas faqes së belfastlive.co.uk, sfida e sotme mes skuadrës së Irlandës Veriore, Linfield dhe kampionit të Kosovës, Drita nga Gjilani, është anuluar, arsyeja është virusi korona.

“Menjëherë pas orës 03.20 të mëngjesit UEFA njoftoi se ndeshja  nuk do të zhvillohet pasi një lojtar i dytë nga Drita testoi pozitiv me Covid-19”, raporton “belfastlive.co.uk”.

Përmes një deklarate, UEFA njoftoi: "Pas një vendimi të marrë nga autoritetet shëndetësore zvicerane në bashkëpunim me UEFA ka vendosur që ekipin e KF Drita të karantinohet, pasi një lojtar i dytë nga pala e Kosovës kishte testuar pozitivisht  me COVID-19.

Kështu që nuk mund të luhet ndeshja e radhës Champions League UEFA ndërmjet KF Drita dhe Linfield FC - e planifikuar për 11 gusht në ora 18:00 në Nyon, Zvicër”, thuhet nga ky portal.

"Ju njoftojmë që ndeshja finale e paraparë të zhvillohet sot në ora 18:00 me kampionin e Irlandës së Veriut, Linfield është anuluar.

Vendimi është marrë nga autoritetet zvicetane për shkak që në testimin e fundit një lojtarë i klubit tonë ka rezultuar pozitiv!

Vendimi për fatin e ndeshjes do të merret në ditët në vijim nga komisioni i diciplinës", njofton edhe FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat