Skënderbeu vendos për trajnerin e ri

Futboll

Skënderbeu vendos për trajnerin e ri

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 17:12
Julian Ahmataj

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Skënderbeut. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se të hënën Ahmataj do të bëj prezantimin para skuadrës.

Pas shqyrtimit të disa kandidaturave, ku janë lakuar së fundmi emra si Bledi Shkëmbi, Mirel Josa, Bledar Devolli dhe Orges Shehi, presidenti i Skënderbeut ka vendosur që t’i besojë stolin teknikut elbasanas, i cili më parë ka drejtuar Tiranën, Teutën, Luftëtarin, Kamzën, Besën dhe Burrelin.

Ahmataj pason në stolin korçar Ilir Dajën, i cili mori drejtimin e Partizanit. Aktualisht drejtuesit e klubit po mundohen të kompletojnë grupin me disa afrime pas largimeve të shumta. Strategjia është e qartë: Skënderbeu do të bazohet tek të rinjtë, me synimin për t’i afirmuar në Superiore dhe më pas t’i shesë në klubet e tjera.

Klubi është në pritje të vendimit nga Gjykata Federale e Zvicrës, por nuk ka asnjë datë të sigurtë se kur mund të ketë një konkluzion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat