Intervistuar nga SportBild, drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge foli edhe për të ardhmen e Thiago Alcantara, objektiv tashmë i pranuar dhe nga Liverpool dhe trajneri Jurgen Klopp:
“Dihet që Thiago na ka kërkuar të provojë një aventurë të re.
Nëse një klub do të na paraqesë një ofertë të drejtë për transferimin e tij, do të mendojmë për të”.
Thiago e ka shprehur me kohë dëshirën për të ndryshuar ambjent pasi tashmë nuk është më pikë fikse në formacionin e Hansi Flick, por fakti është se Bayern kërkon jo më pak se 40 mln euro për kartonin e mesfushorit.