Ja ku ndodhet Flamuri i Republikës së Kosovës

Futboll

Ja ku ndodhet Flamuri i Republikës së Kosovës

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 17:25
Ja ku ndodhet Flamuri i Republikës së Kosovës

ndodhet edhe në trofeun e kompeticionit prestigjioz, Ligës së Evropës.

Në rendin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse në Ligën e Evropës, të cilët janë të vendosur në pjesën e poshtme të trofeut, është edhe flamuri i Kosovës, përcjellë Olle.

Ky është viti i parë që shteti i Kosovës përfaqësohet nga dy klube në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Gjilani do të sfidojë ekipin nga San Marino, Tre Penne ndërsa Prishtina atë nga Gjibraltari, Lincoln.

Prishtinasit zhvillojnë ndeshjen e tyre më 18 gusht, ndërsa Gjilani dy ditë më vonë, më 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat