Nëntë lojtarë drejt largimit nga Reali

Futboll

Nëntë lojtarë drejt largimit nga Reali

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 18:32
Nëntë lojtarë drejt largimit nga Reali

Një verë me shumë lëvizje pritet të jetë te Real Madrid.

Para ndërhyrjes në tregun e transferimeve për sjelljen e futbollistëve, Real Madridit i duhet t’i largojë lojtarët e tepërt.

Janë shumë lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, dhe më i përfoluri sigurisht që është Gareth Bale.

Mediet në Spanjë raportojnë se nëntë futbollistë do të jenë në listën e largimeve.

Bëhet fjalë për Gareth Bale, James Rodriguez, Luka Joviq, Isco, Mariano Díaz, Brahim Díaz, Lucas Vazquez, Nacho dhe Marcelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat